TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltarët demokratë në këshillin bashkiak të Tiranës kanë bllokuar mbledhjen e sotme, duke mos lejuar betimin e koleges së tyre, Kejda Kaceli, e cila do të merrte mandatin e lënë nga i ndjeri Arben Tafaj.
Këshilltarët e djathtë shkuan në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës me kërkesën për zhvillimin e një mocioni me debat për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili ndodhet në burg, por të majtët kishin plane të tjera.
Kërkesa e anëtarëve të PD, për të marrë fjalën që në nisje, çoi në bllokimin e mbledhjes, duke mos lejuar as betimin e koleges së tyre, Kejda Kaceli.
Pas disa minutave pushim, mbledhja rinisi sërish. Por menjëherë pas betimit të Kacelit, rinisën edhe debatet. Në mungesë të dakordësisë së fjalës, këshilltarët socialistë kaluan direkt në votim, ku u miratuan vendimet që lidheshin me ndihmat financiare e bonuset e qirasë.