TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të 10 njësive të Tiranës, u ndal tek deklarata e Berishës se nëse vjen në pushtet do të shkrij SPAK.
Ai tha se kjo s’do të ndodh.
'Ne ja kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe e kemi bërë të barabartë me të tjerët. Ajo që po ndodh me drejtësinë dhe lufta kundër korrupsionit nuk do të ndodhte nëse s’do të ishte PS që ta mbështeste këtë proces. Thoshin e bëri Amerika po tani, nuk janë më amerikanët. S’ka më deklarata të ambasadës bravo që u kap filani. Kush e mban tani SPAK dhe gjykatën speciale larg duarve të ‘bufit të kënetës’, bufi tha do ta shkri SPAK, noc rrokun në 11 maj. Ne duhet që të kuptojmë të gjithë se kemi marr përsipër që të transformojnë Shqipërinë dhe transformimi i vendit pa transforimin e drejtësisë nuk është transformim’, tha ai.