TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale u ndal te integrimi në BE.
Shqipëria -tha Edi Rama- është vetëm një hap nga realizimi i një ëndrre shekullore.
Kreu i qeverise tha se “historia na ka privuar qe te mos jemi pjese e BE, pasi eshte drejtuar nga lloj lloj hajvanesh”.
Rama iu pergjigj edhe nje komentuesi, i cili i tha se te ka zene frika: “Kush të vijë në pushtet bufi i kënetës. Ku e sheh që me ka zënë frika dhe për çfarë më ka zënë frika? Mua më zë frika se koha që kemi në dispozicion të mos shfrytëzohet maksimalisht”
“Shqipëria sot është në një oportunitetet historik. Kemi një dritare të hapur për të hyrë në BE. Dritare e hapur si rezultat i përputhjes së rrethanave tona me rrethanat e BE. Është një dritare që është e hapur për ne, por që nuk do jetë e hapur pafundësisht. Ne duhet të mbyllim negociatat deri në 2027. Ne duhet të hidhemi brenda derisa kjo dritare të jetë e hapur.
Historia na ka privuar nga marrja pjesë në këtë kontinent në anën e mirë të tij. Na ka privuar duke na vendosur lloj lloj hajvanësh. Kjo ka qenë një histori e gjatë poshtërimi nga vetja dhe të huajt.
Çfarë kam tradhtuar unë, apo se Shqipëria është vetëm një hap nga realizimi i një ëndrre shekullore. Duhet menduar si shqiptar, as si socialistet dhe as si demokrat. Nuk duhet menduar as më pëlqen as nuk më pëlqen Edi Rama, as sa ministra janë në burg dhe as sa ministra nuk janë në burg”, tha Rama.
Kreu i qeverise iu përgjigj edhe atyre që i thonë se i ke te gjithe ministrat ne burg: “Po qe puna aty e bëjmë edhe llogarinë! Në tre mandate kanë qenë 60 ministra, Dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri nga PS, njëri nga aleati strategjik, ndjesë pastë. Pastaj një i tretë në paraburgim, por i padënuar ende. Dhe një i katërt në arrati, zv.kryeministri 4 janë OK?
Nëse sot ju flisni për luftë kundër korrupsionit dhe për ministra për njerëz të lidhur me pushtetin të hetuar e dini pse ju erdhi dita të flisni sepse këtë ditë e solli kjo parti, kjo ambicie dhe ky vizion për të hyrë në BE”.
"Kush të vi në pushtet, ehh i shkreti ai. Ku e sheh që më ka zënë frikë, për cfarë. E di për çfarë më zë frika mua që koha që kemi në disavantazh të mos shfrytëzohet maksimalisht. Këto komentet vejnë e vijën, por që të jemi serioz Shqipëria është në një oportunitet historik, kemi dritare të hapur për të hyrë në Bashkimin Europian.
E hapur për herë të parë, si rezultat i përputhjes së rrethanave tona me rrethanat e BE. Është dritare që është e hapur për ne, dhe duhet të shfrytëzojmë këtë moment, këtë kohë, duhet të mbyllim negociatat deri në fund 2027 dhe duhet të hidhemi brenda, që kur dritarja të mbyllet ne të jemi brenda në BE, dhe te fitojmë statusin e munguar për shumë e shume vite, të barabartë mes të barabartësh. Ky është momenti për të menduar si shqiptarë, o krra-krra", tha Rama.