TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike do të përmbushë brenda mandatit të saj të parë, nëse fiton zgjedhjet parlamentare të 11 majit, programin e hartuar për trajtimin e ish-të përndjekurve politikë.
Kështu deklaroi kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në takimin me ish-të përndjekur politikë duke thkesuar se se kontrata e PD me këtë kategori do të realizohet 100 % që në mandatin e parë pasi është një borxh që ua ka shoqëria dhe Shqipëria.
“PD do të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga programi për ish-të përndjekurit politikë. Ne, jemi në një fushatë elektorale dhe ju garantoj që ky program do të jetë kontrata e PD-së me shtresën tuaj. Do të jetë kontrata, e cila do të zbatohet 100% brenda një mandati. Së pari, është një detyrim madhor, është një borxh i shoqërisë shqiptare dhe i Shqipërisë ndaj jush”, tha ai.
Duke iu drejtuar ish-të përndjekurve politikë, Berisha u shpreh se “e vlerësoj shumë përkushtimin tuaj për një paketë që është po kaq e rëndësishme sa ajo e dëmshpërblimit për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare”.
“Ju siguroj se, jo vetëm për identitetin tuaj, por identitetin e çdo qytetari të lirë do bëjmë gjithçka për një ridimensionim të plotë në rrafshin shoqëror, artistik, letrar, parimor e të gjithanshëm ndaj diktaturës totalitare që përjetuam. Është e domosdoshme, si një kusht për të qenë një komb krenar që ecën në rrugën e lirisë”, theksoi Berisha.