TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur "hapëse dyersh të pahapura prej vitesh" kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropalin.
Nga takimi në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit “Vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, Rama tha se në Kavajë PS do të fitojë 4-0, pasi këneta ia gëlltiti Kavajës mu në thellësitë e zorrëve të veta fituesin e primareve të të gjithë Tiranës.
Ai theksoi se mezi pret rezultatin e Mamicës, duke iu referuar Spiropalit.
"(Spiropali) Është kthyer si hapëse dyersh të pahapura prej vitesh, nga Kamza në Shkodër, me fitore dhe tani në Kavajë. Mezi pres ta shoh çfarë do dalë më 11 maj, aq më tepër në kushtet kur këneta ia gëlltiti Kavajës mu në thellësitë e zorrëve të veta fituesin e primareve të të gjithë Tiranës. Mos duartrokisni se është gjynah ai. Ai besoi tek primaret dhe përfundoi duke u bluar në zorrët e kënetës që i la me të dy gishtat demokratët e Kavajës, ndërsa ne i kemi dhënë atij qyteti dy deputete në listë të mbyllur, që i kanë deputete, Elisën dhe Ilvën dhe dy kandidatë burra, ish-kryeministrin Majko dhe një dajë Kavaje, 4 me 0 është niveli i respektit mes Kavajës dhe kënetës madhështore. Pres rezultatin e ‘Mamicës’. Kjo përqindje është juaja, jo e djemve. Dikur në Bulqizë, disa burra vinin veton dhe thonin ose do votohemi ne, ose votat i cojmë diku tjetër. Në Kavajë, kemi 2 gra dhe 2 burra me integritet duke e bërë fitoren në Kavajë 4 me 0 për “Kënetën Madhështore", deklaroi Rama.