AKTUALITET, 17 Shtator 2022, 11:15

Sulmet kibernetike, Rama: Irani kishte qëllim të linte pas tokë të djegur

Sulmet kibernetike, Rama: Irani kishte qëllim të linte pas tokë

Ashtu siç kishte lajmëruar, kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, ku ka folur edhe për sulmin kibernetik të Iranit. 

Pyetje: Sa e përgatitur është Shqipëria është të përballojë një sulm tjetër kibernetik? Sa të sigurta janë të dhënat tona?

Rama: Ky është një shqetësim i ri sepse ne kemi sulme të vazhdueshme prej shumë vitesh. Gjithë këto sulme të regjistruara nga institucioni që koordinon të gjithë projektin e revolucionin digjital kanë qenë sulme të pasuksesshme përgjithësisht.

Ndërkohë që ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit  dhe gjithë sistemeve digjitale.

Agresioni kishte një qëllim shumë të qartë, zhduken të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin e të gjitha sistemeve për të lënë një tokë të djegur nga mbrapa. Ky është konkluzioni i ekspertëve. 

Sulmi nuk e ka arritur qëllimin. Dëmet janë shumë më të lehta se sa shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë. Kjo luftë vazhdon.

Shqipëria ra pre e dy sulmeve të njëpasnjëshme kibernetike. Nga sulmi i parë i 15 korrikut u hakuan faqet online të qeverisë dhe platforma online e-Albania, ndërsa më 9 shtator pre e sulmit ra sistemi TIM në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë.

Pas sulmeve qëndronte Irani me të cilin Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike.