TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Niko Peleshi i cili u emërua sot Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, foli për mediat pas përfundimit të Asamblesë së PS, ku u prezantuan emrat e rinj të qeverisë së re.
Peleshi tha se ai vetë u njoh sot me propozimin për tu bërë Kryetar Kuvendi. Më pas ai u pyet nga gazetarët për opozitën, të cilës në iu hoq nga drejtimi Komisioni i Integrimit.
Lidhur me këtë, Peleshi tha se opozita duhet të jetë e kënaqur me prezantimin e qeverisë së re. Ai tha se opozitës iu shtua një Komision.
“U njoha sot me propozimin për kryetar Kuvendi…Opozita duhet të jetë e kënaqur me atë që u prezantua sepse iu shtua edhe një tjetër komision. Opozita do të ketë një komision më shumë dhe jo një komision më pak”, tha Peleshi.