AKTUALITET, 12 Nëntor 2022, 19:16

"Rama do të japë llogari", Meta paralajmëron protesta të tjera

"Rama do të japë llogari", Meta paralajmëron protesta

Kryetari i Partisë së Lirisë ka mbërritur në selinë e PL-së pas përfundimit të protestës së mbajtur ditën e sotme para kryeministrisë.

Meta u shpreh se do të garantojnë shumë shpejt llogaridhënien për Edi Ramën të parin dhe pastaj dhe për pjesën tjetër. 

Ai u pyet nga gazetarët nëse kanë energji për organizimin e protestave dhe zgjedhjeve në të njëjtën kohë.

“Kemi energji për organizimin e protestave sidomos kur bëhet fjala për të mbrojtur lirinë dhe atdheun nga një mafie që e urren popullin dhe rininë tonë”, tha ai.

Pyetur për bashkëpunimin me Berishëm kreu i PL-së veçoi dy pika kryesore. “Kemi dy emërues të përbashkët, referendumin dhe primaret”, deklaroi ai.