TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Opozita proteston sot kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Shumë qytetarë janë mbledhur para selisë së qeverisë në Bulevardin kryesor të Tiranës.
Rreth orës 16:30 protestes i është bashkuar edhe kreu i PD, Sali Berisha i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boci.

Protesta është parashikuar të zgjasë rreth 3 orë dhe se 20 folës do t’iu drejtohen qytetarëve, ndërsa në fund pritet të japë një mesazh dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta.
Ndërkohë nga ana e saj edhe policia ka marre masat. Jane rreth 1000 efektive qe jane angazhuar per mbarëvajtjen e protestës.
Dera e kryeministrisë është blinduar, ndërsa prej orës 15 do të jete i bllokuar qarkullimi i mjeteve në bulevardin “dëshmorët e kombit” dhe rrugët lidhëse pranë kryeministrisë.