AKTUALITET, 12 Nëntor 2022, 17:53

Video/ Inxhinieri-Ramës: Sot do të isha në botën tjetër, tatimet më vunë 45 mln lekë gjobë. Qumështi pluhur vjen nga Serbia…

Video/ Inxhinieri-Ramës: Sot do të isha në botën

Nazif Tivari, sipërmarrës dhe inxhinier ka treguar në protestën e thirrur para kryeministrisë se si ka dashur t’i japë fund jetës për shkak të një gjobe që ka marrë nga Tatimet.

Ai iu drejtua Ramës ë zhvillojë biznesin duke thënë se sot në vendin tonë vjen 6 ton qumësht pluhur në ditë nga Serbia.

“Kam fabrikë qumështi. Sot punoj vetëm 600 litër qumësht i mbledhin me kova. Është qumështi pluhur që vjen. 6 ton në ditë nga Serbia dhe vendet e tjera. Duam të punojmë fermat tona.  Shqipëri-Kosovë një vend jemi ne.

M’u dha rasti t’i them Edi Ramës, unë sot do të isha në botën tjetër sepse tatimet për 2 fermerë me nga 7 lopë më kanë vënë 45 milionë lekë gjobë. Doja t’i jepja fund jetës. Jetën e kam nga djali dhe gruaja ime. Lokomotiva e biznesit kërkon shina. E kanë ngelur biznesin në vend. Nuk e zhvillon biznesin pallati 50-katësh. Duhet të ecë kapitalizmi. Diçka do të ndryshojë se s’bën me popullin përpara”, deklaroi ai.