AKTUALITET, 12 Nëntor 2022, 17:33

Pedagogu në protestë: Të gjithë qytetarët të ngrihen ndaj padrejtësive

Pedagogu në protestë: Të gjithë qytetarët të

Pedagogu Elior Vila ka folur në protestën e opozitës sot para Kryeministrisë në lidhje me situatën arsimit në vendin tonë.

Në fjalën e sotme nga foltorja para Kryeministrisë, Vila tha se përfaqëson zërin e profesorëve te cilët edukojnë te ardhmen e kombit dhe se kërkojnë dinjitet ne trajtimin e figurës dhe misionit të tyre si kudo në botë. 

Pedagogu në protestë: Të gjithë qytetarët të

"Kjo proteste përfaqëson shoqërinë shqiptare. Pa dallim moshe, bindjesh, profesionesh. Kjo eshte me tepër nje proteste perbashkuese e te gjithë atyre qe mendojnë se Shqiperia dhe shqiptaret meritojnë nje te tashme dhe te ardhme me te mire.

Kjo proteste eshte zëri i prindërve tanë pensioniste te cilët sot ne vend te nje jetese me dinjitet diskutojnë mbijetesën.

Eshte zëri i grave, nenave dhe motrave te cilat jo rrallëherë kane mbi supe barrën e halleve te shumta te familjes. Ato qe sot nga çmimet e larta me zor përballojnë fundin e muajit.

Eshte zëri i shqiptareve te ndershëm. Biznesmeneve, mjekeve, infermiereve, inxhiniereve, ekonomisteve dhe intelektualeve te tjerë te cilët per fat te keq sot po e kërkojnë te ardhmen diku tjetër larg Shqiperise.

Është zëri i profesorëve te cilët edukojnë te ardhmen e kombit. Ndaj kërkojnë dinjitet ne trajtimin e figurës dhe misionit te tyre si kudo ne bote. Është zëri i studenteve te cilët per fat te keq pakësohen çdo vit neper auditorët e universiteteve.

Është zëri i studenteve te shkëlqyer jashtë shtetit te cilët gjithnjë e me pak diskutojnë kthimin ne vendin e tyre. Ata ekselente të kualifikuar do ti mungojnë në vazhdim universiteteve dhe shoqërisë shqiptare. Thellohet krizën e ikjes se trurit.

Është edhe ai ze qe nuk dëgjohet ne fasade por qe kumbon fort brenda secilit prej nesh. Çfarë do te behet me te ardhmen e këtij kombi? Atij i mungojnë elitat intelektuale dhe rinia.
Ndoshta ndoshta zëri im mund te mos dëgjohet fort, por te gjithë zërat tone bashke me shqiptaret kudo qe janë, do te bindim ata qe largohen se ky vend kërkon nga ne sot me shumë se kurrë te kthejmë shpresën e humbur dhe te ndërtojmë te ardhmen per brezat qe do vijnë", tha pedagogu.