AKTUALITET, 12 Nëntor 2022, 16:37

Protesta/ Meta mesazh të qartë qeverisë: Mos guxoni të provokoni qytetarët!

Protesta/ Meta mesazh të qartë qeverisë: Mos guxoni të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka dhënë një mesazh të qartë qeverisë Rama që mos të guxojnë të provokojnë qytetarët sot nga protesta.

“Në kurriz të punonjësve, të administratës, që kanë shtuar taksat e reja, kanë vënë taksa luksi për biznesin që të paguajë bizneset e tjera.

E shihni se sa demokratike është kjo atmosferë. Mesazhi ishte i qartë askush nga qeveria nuk duhet të guxojë të provokojë qytetarët.

S’ka asnjë mundësi zoti Rama, se ka qindra udhëtime me charter”, tha Meta teksa i bashkohet protestes.