AKTUALITET, 10 Maj 2024, 13:12

Rama bisedë telefonike me Rishi Sunak, zbardhen diskutimet

Rama bisedë telefonike me Rishi Sunak, zbardhen diskutimet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij në Britani, Rishi Sunak. Qeveria britanike ka zbardhur temat e diskutuara mes tyre, ndërsa e kanë nisur me marrëdhëniet mes dy vendeve, duke vënë në dukje bashkëpunimin dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte migracioni i paligjshëm në Evropë dhe mënyrat si mund të trajtohet. Gjithashtu është nënvizuar edhe rëndësia e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Në bisedën e tyre nuk është lënë jashtë edhe lufta dhe situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, ku dy udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit.

NJOFTIMI I QEVERISË BRITANIKE:

Kryeministri ka folur paraditen e sotme me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ata filluan duke diskutuar për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet.

Kryeministri vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit MB-Shqipëri për migracionin. Të dy udhëheqësit pranuan më shumë punë për t’u bërë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë dhe mezi prisnin ta diskutonin më tej këtë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në MB në korrik.

Ata nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit.