AKTUALITET, 10 Maj 2024, 13:06

Rama në Greqi më 12 maj, Blendi Klosi: Nuk ka asnjë tendencë për të ndikuar në politikën e brendshme

Rama në Greqi më 12 maj, Blendi Klosi: Nuk ka asnjë tendencë

Kryeministri Edi Rama do të shkojë në Athinë më 12 maj, ku do të zhvillojë takim me emigrantët që jetojnë dhe punojnë atje. Kjo datë përkon me një vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, por Blendi Klosi thotë se kjo nuk ka asnjë tendencë.

Në një komunikim me gazetarët, ai tha se takimet që kreu i PS do të zhvillojë me diasporën jo vetëm në Greqi, por edhe vende të tjera nuk ka asnjë qëllim për të ndikuar në politikën e brendshme të këtyre vendeve.

Po ashtu, Klosi u shpreh se Rama në 26 maj  do jetë në Milano, 2 qershor Londër dhe në 16 qershor Disteldorf

“Nuk ka lidhje me datën e një viti të arrestimit të Belerit, siç nuk ka asnjë tendencë që takimet e tjerë Milano apo Londër të ndikojmë në politikën e brendshme të këtyre vendeve”, tha Klosi.

Sa i takon votës së diasporës, Klosi i shpreh se Partia Socialiste e ka shprehur vullnetin e saj për të pasur votën e emigrantëve.

“Vullneti i PS sa i takon votës së emigrantëve është shprehur. Në kodin elektoral është sanksionuar vota e emigranteve. Vizita në Athinë ka të bëjë edhe me këtë dimension. Sa i takon raportit me votën e emigranteve ne  këtë vullnet e kemi shkrehur”, deklaroi Klosi.