TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme mori ditën e djeshme vendimin për të liruar nga burgu avokatin e Korçës, Arben Lena. Ndërkohë ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka apeluar lirimin e kreu të Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena.
Mësohet se prokurori i Posaçëm, Elvin Gokaj kundërshton vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë Erion Çela, duke dërguar çështjen sërish në Apel. Avokati Lena u vendos në pranga pasi akuzohej për korrupsion. Mësohet se ai do të qëndrojë në masën e arrestit shtëpiak që pas vendimit për lirimin e tij nga Gjykata e Posaçme, deri në përfundim të hetimeve.
Lena u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës. Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici, i arrestuar për trafikim refugjatësh. Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë.