AKTUALITET, 10 Maj 2024, 11:15

Manja: Do të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi drejtësie që forcon besimin e qytetarëve dhe promovon llogaridhënien

Manja: Do të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se qeveria shqiptare do të mbështesë pa rezerva  konsolidimin e një sistemi drejtësie që forcon besimin e qytetarëve dhe promovon llogaridhënien.

Në një aktivitet të organizuar për “Ditën e Drejtësisë”, Manja u shpreh se Reforma dita ditës po konsolidon vetveten dhe po rikthen besimin e qytetarëve, por theksoi se ka ende shumë sfida me të cilat përballen.

Ulsi Manja: “Reforma në Drejtësi dita ditës po konsolidon vetveten dhe po rikthen besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Sa na takon si qeveri ne do të vazhdojmë të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi drejtësie të qëndrueshëm që forcon besimin e qytetarëve dhe promovon llogaridhënien, integritetin në të gjitha nivelit.

Kemi institucione drejtësie më një arkitekturë moderne institucionesh dhe mekanizma shumëfish kontrolli e balance midis pushteteve shume herë më të përgjegjshëm e më llogaridhënës sesa 10 vite më parë.

Kemi ende sfida me të cilat përballemi çdo ditë për ti dhënë qytetarëve shërbim dinjitoz që i përgjigjet nevojave të tyre.

Adresimi i këtyre sfidave nëpërmjet një qasje të re dhe më efikase në menaxhimin e tyre është qëllimi i përbashkët i të gjithë përfaqësuesve të nderuar që janë të pranishëm këtu sot.

Janë këto sfida që na inkurajojnë të rrisim bashkëpunimin ndërinstitucional midis organeve të drejtësisë.

Busulla jonë si në miratimin e ligjeve ashtu edhe në zbatimin e tyre ka qenë dhe mbetet qytetarët, të drejtat e liritë e tyre, ndaj sistemi gjyqësor duhet të jetë i orientuar ndaj cilësisë së shërbimit të ofruar prej tyre për të dhënë drejtësi.”