TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edi Rama pritej të jepte porositë e fundit përpara nisjes zyrtare të heshtjes zgjedhore për lokalet e 14 majit, në një dalje te emisioni "Zonë e Lirë". Por diçka ka ndodhur. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se shkak për anulimin është bërë prangosja e kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit.
Redaksia e kësaj media ka kontaktuar edhe moderatorin Arjan Çani për një koment lidhur me informacionin për intervistën e Ramës dhe ka marrë një përgjigje.
"Nuk ka pasur emision me Ramën. Pra s'ka si të jetë anuluar përderisa nuk ka pasur. Ndoshta ka qenë gabim teknik. Emisioni do bëhet normalisht si çdo të premte. S'ishte llogaritur as nga unë, as nga Rama të ishte sonte në emision. Kjo është e vërteta,"-bëri me dije ai .
