TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, i kërkon SPAK të rihapë hetimet për inceneratorin e Elbasanit.
Bashkë me disa qytetarë, Boçi deklaroi se kostoja e pretenduar nga bashkia e Elbasanit për djegien e një kilogrami mbetje është 25 mijë lekë, por kostoja reale që paguajnë qytetarët është 52 mijë lekë.
Megjithatë sipas tij kostoja e vërtetë për momentin është vetëm 9 mijë lekë, pasi asnjë kilogram mbetje nuk digjet pasi inceneratori është i shpallur prej një viti në remont.
“Elbasani rrezikon një katastrofë ekologjike ndërsa ky mal me plehra i ka rrëmbyer qytetarëve të Elbasanit 27 milionë euro. Dhe nuk mbaron me kaq. Qytetarët e Elbasanit, grabiten çdo ditë nga Bashkia Elbasan, kryetari i Bashkisë dhe nga ky incenerator. Një investigim i kryer së fundmi nxjerr në pah koston reale që paguajnë për ton qytetarët e Elbasanit. Kjo kosto është 52 mijë lekë. Ndërkohë Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak pretendojnë dhe mashtrojnë opinionin publik me një vendim, sipas të cilit qytetarët e Elbasanit paguajnë 25 mijë lekë. Por a e dini se në fakt kosto reale është vetëm 9 mijë lekë sepse në Incenerator, nuk digjet asnjë kilogram plehra. Pjesa tjetër e parave përdoret edhe për të blerë votat. SPAK të rihapë hetimet, ja ku i ka faktet. Bashkia prej një viti deklaron se inceneratori është në remont, të rinisë hetimi, të vihet para përgjegjësisë zinxhiri qeveritar dhe bashkiak”, tha Boçi.