AKTUALITET, 8 Qershor 2025, 13:18

Qeveria premtoi se do të rritë pensionet, tashmë parashikon edhe rritjen e moshës së daljes në pension (DOKUMENTI)

Qeveria premtoi se do të rritë pensionet, tashmë parashikon edhe

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe planin e veprimit 2025-2030.

Sipas dokumentit, të moshuarit në vend pritet të marrin një pension të 13-të. Në këtë dokument thuhet se brenda vitit 2030 do të rritet pensioni mesatar, mosha e daljes në pension si dhe formula e indeksimit.

Gjithashtu qeveria planifikon të rrisë pensionin mesatar në qytet nga 18 mijë e 341 lekë që është aktualisht në mbi 27 mijë e 511 lekë. Ndërsa në fshat do të arrijë në 16 mijë e 576 lekë. Por këto nuk janë ndryshimet e vetme që do të ndodhin për pensionistët.

Qeveria synon që personave mbi moshën 60 vjeç, të mos paguajnë taksën e shtëpisë dhe t’u reduktohet çmimi i energjisë. Ndërkohë për të gjithë ata që kanë dalë në pension, iu hiqet taksa vjetore e makinës. Pensionistëve që punojnë do u ulet tatimi mbi pagën dhe do ketë bonuse në sajë të performancës.

Qeveria premtoi se do të rritë pensionet, tashmë parashikon edhe

Qeveria premtoi se do të rritë pensionet, tashmë parashikon edhe

Qeveria premtoi se do të rritë pensionet, tashmë parashikon edhe