TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Stadiumi kombëtar “Air Albania” është mbushur plot dhe është veshur i tëri kuq e zi, teksa përgatitjet për përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë janë drejt fundit. Me emocione të larta dhe atmosferë të zjarrtë, tifozët shqiptarë kanë pushtuar shkallët e stadiumit, duke krijuar një skenë mbresëlënëse patriotike.
Pjesa më e madhe e tifozëve kanë hyrë tashmë në stadium, ndërsa futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë zbritur në fushë për nxemjen para ndeshjes. Në sfond, jehonat e këngëve patriotike dëgjohen kudo – një ndër më të fuqishmet është kënga e njohur “Mora fjalë” që ka emocionuar të gjithë të pranishmit.
Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe thirrjet dhe sharjet e tifozëve në drejtim të kundërshtarëve serbë, duke reflektuar tensionin dhe ndjeshmërinë që ka shoqëruar gjithmonë përballjet mes këtyre dy përfaqësueseve. Forca të shumta sigurie janë vendosur në dhe rreth stadiumit për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes.
Të gjithë sytë tashmë janë drejtuar nga fusha, ku pritet një ndeshje me ngarkesë të madhe emocionale, sportive dhe simbolike.