TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku një adoleshent 14-vjeçar ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Sipas burimeve paraprake, rënia ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe hetimet janë në vijim për të zbardhur shkaqet e sakta të incidentit.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe një autoambulancë, e cila ka transportuar të miturin me urgjencë drejt spitalit. Mjekët raportojnë se 14-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident, pakujdesi apo rrethana të tjera që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë.