AKTUALITET, 18 Mars 2022, 10:59

Putin telefonon Scholz: Propozime absurde nga Kievi për të bllokuar negociatat

Putin telefonon Scholz: Propozime absurde nga Kievi për të bllokuar

Në një telefonatë këtë mëngjes, presidenti rus Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz se Kievi po përpiqet të bllokojë bisedimet e paqes me Rusinë.

Megjithatë lideri i Rusisë, shtoi se Moska është ende e interesuar për vazhdimin e negociatave.

“Ne kemi vënë re se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të vonojë procesin e negociatave, duke bërë propozime gjithnjë e më joreale”, tha Kremlini.

“Megjithatë, pala ruse është e gatshme të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje në përputhje me parimet e njohura të saj”, mësohet të ketë thënë Putin.