AKTUALITET, 17 Mars 2022, 22:40

Mentor Kikia: Nuk duhen kufizuar objektivat e protestës vetëm tek ulja e çmimeve!

Mentor Kikia: Nuk duhen kufizuar objektivat e protestës vetëm tek ulja
Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia, mendon se protestat që janë mbajtur në Shqipëri nuk duhet të kufizohen vetëm te ngritja e çmimeve, sepse ndryshe do të jetë energji i çuar dëm. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kikia tha se kjo protestë tregon zemërimin që ka në shoqëri, për padrejtësitë. 

"Ka një gjë, nëse do të kufizojmë objektivin e protestës, që është përqëndruar te dera e kryeministrit, është energji e çuar dëm. 

Protesta është një ngjarje e rëndësishme politike. Protesta është politike, sepse godet politikën dhe kërkon zgjidhje politike. Duke qenë vend shterp, sa herë ka protestë, që me ditën e dytë, themi do të dalë parti e re.

Dolën studentët, të gjithë prisnin do të dalë parti e re. Sapo dikush del në rrugë themi ka shpresë.

Doli makina e Endrit, u lëshuan të gjithë që po proteston oligarku.

Kjo protestë nuk është vetëm për çmimet. Ajo ishte valuva. Është mbarsje zemërimi, për taksat, për pronën, për gjithçka.

Unifikimi ka të bëjë me objektivin. Ditën e tretë duartrokitej se ra çmimi me 20 lek në tabelë, kjo ishte qesharake", tha Kikia.