AKTUALITET, 18 Mars 2022, 10:13

Ukraina i shkakton tjetër humbje Rusisë, eliminohet komandanti i forcave elitare të ushtrisë

Ukraina i shkakton tjetër humbje Rusisë, eliminohet komandanti i

Një tjetër nga komandantët kryesor të ushtrisë së Putin është eliminuar në vijën e frontit të Ukrainës.

Sipas “The Sun” së fundmi është eliminuar kolonel Sergei Sukharev, i Regjimentit Sulmues me Parashutë të Gardës 331 nga Kostroma. Lajmi u konfirmua edhe nga TV shtetëror në Moskë.

Më herët “likuidimi” i tij ishte pretenduar nga Qendra e Ukrainës për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit.

Bashkë me të u vra zëvendësi i tij, major Sergei Krylov, thuhet në raport.

Ata ishin në mesin e një numri të vrarë nga regjimenti “i lavdishëm” i Kostroma, i konsideruar si ndër forcat luftarake më elitare të Rusisë.

Ukraina i shkakton tjetër humbje Rusisë, eliminohet komandanti i