AKTUALITET, 17 Mars 2022, 23:00

Biseda epike/ Ylli Rakipi: Po ti që je i pasur, përse del në protestë? Meksi: Për lumturinë e të tjerëve! Mos më ngatërro me vëllain...

Biseda epike/ Ylli Rakipi: Po ti që je i pasur, përse del në
Në foto: Redon Meksi dhe Ylli Rakipi në TPZ

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka qenë i ftuar avokati Redon Meksi, i cili ka marrë pjesë në të gjitha protestat që janë organizuar kundër rritjes së çmimeve. 

Ylli Rakipi e ka pyetur Meksin, pse aktivizohet kaq fortë të protestën për çmimet, duke qenë se vjen nga një familje e pasur. 

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Zoti Meksi është djali i ish kryeministrit Aleksandër Meksi që del gjithmonë nëpër protesta dhe mirë bëni. Shumë njerëz më pyesin përse dilni në protesta, sepse ju jeni njeri i pasur? Njëherë kishin nxjerrë edhe makinën e Endri Meksit të MCN, vëllait tënd, ta kishin kaluar ty. Përse dilni ju në protestë? Se halle ekonomike nuk keni.

Redon Meksi: Është relative. Dua të jetoj në këtë vend, të rris fëmijën tim në këtë vend. Dua të jetoj i lumtur në këtë vend dhe që të jem unë i lumtur, duhet të kem edhe njerëzit përreth të lumtur.

Ylli Rakipi: Dilni për lumturinë e të tjerëve?

Redon Meksi: Jo mo, po për drejtësi në fund fare. Ku është problemi?

Ylli Rakipi: Se po të ishte që dilni se nuk përballoni dot jetesën si i pasur, merre me mend se çfarë mund të ndodhë…

Redon Meksi: Në shesh kemi patur goxha njerëz me para.

Ylli Rakipi: Edhe të kamur shumë kishte aty?

Redon Meksi: Po, po, kishte. Po ti pse më ngatërron me vëllain mua?

Ylli Rakipi: Jo nuk të ngatërrova unë. Të ngatërruan të tjerët ty, morën makinën e atij…

Redon Meksi: Unë nuk kam as makinë, lëviz me monopat...

Ylli Rakipi: Po pse nuk i ndani ju paratë?!

Redon Meksi: Ore thuaj atij, jo mua…