TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori turk Murat Yoruk ka folur nga Shkodra për agresionin rus ndaj Ukrainës.
Yoruk deklaroi se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës e papranueshme. Ai tha se qeveria turke po bën çfarë është e mundur që kjo luftë të ndalet sa më parë.
“Ne si Turqi, Ministri i Jashtëm turk po bën çfarë është e mundur në mënyrë që sa më parë të pushojë lufta mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të ndalen lotët e fëmijëve dhe familjeve ukrainase. Roli i Turqisë është që sa më parë të mbizotërojë paqja dhe askund të mos ketë luftëra”, ka deklaruar Yoruk.
Deklaratën ambasadori turk e bëri nga Shkodra gjate përkujtimit të fitores së Çanakalasë në Turqi ku në atë luftë kanë rënë edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, teksa u mbajtën homazhe pranë bustit të Hasan Riza Pashës në Shkodër.