TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Sarandë sezoni turistik, nuk përfundoi me verën. Për muajit shtator dhe tetor prenotimet janë në masë të madhe, ndërsa ka ndryshuar tipologjia e pushuesve.
Çmimet e arsyeshme, temperaturat më të ulta dhe qetësia e shtatorit, kanë sjellë në Sarandë turist me moshë më të madhe.
“Arsyeja se përse ne erdhëm në Shqipëri është sepse është një vend shumë i bukur. Arsyeja se përse ne erdhëm në Sarandë në shtator, është sepse ne nuk duam të vijmë kur ka shumë njerëz, në korrik e gusht. Jemi nga Austria!”, tha për kamerën e Euronews një pushues.
Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistike në Sarandë Arben Çipa pohon se hoteleria vazhdon të jetë e prenotuar deri në fund të tetorit, ndërsa pushuesit e vjeshtës nuk preferojnë më apartamentet.
“Hoteleria dhe sidomos hotelet e vijës së parë dhe të dytë janë deri në kapacitetin 70 % të zëna, dhe kemi një rënie tek apartamentet të cilat janë në zonën e dytë , të tretë deri në zonën e kodrës si e quajmë ne. Kjo lidhet me faktin se tipologjia e klientelës është një tipologji ndryshe, dhe ata kanë filluar të largohen nga Saranda. Përsa i përket çmimeve mendoj se po vazhdojnë në të njëjtën situatë si në muajin gusht dhe trajtim si në muajin gusht përveç operatorëve turistik që janë më të pavarur”, tha Çipa.
Tregu italian do të vazhdoj të dominoj, risi është mosha e mesme e spanjollëve ndërsa edhe për këtë vjeshtë nuk do të mungojnë pushuesit skandinavë që mbeten besnik të Sarandës.
“Prevalon tregu italian, moshë e re, moshë e mesme dhe në shumë raste edhe mosha e tretë, kemi pak spanjollë, francezë dhe ajo çka pritet e cila është e planifikuar më parë nga prenotimet e operatorëve turistikë janë turistët skandinavë të cilët janë prezentë nga tani deri në mes të tetorit”, tha Çipa.
Deri në fund të vjeshtës, të tjerë pushues do të zbarkojnë në qytetin bregdetar përmes portit, nëpërmjet kroçierave dhe anijeve turistike.