TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aeroport në qytetin perëndimor të Ukrainës, Ivano-Frankivsk, është shkatërruar pothuajse plotësisht nga një sulm ajror rus këtë të dielë.
Lajmin e konfirmon kryetari i bashkisë së qytetit, Ruslan Martsinkiv.
Sipas informacioneve paraprake, nga ky sulm nuk ka viktima.
Ky është sulmi i tretë në aeroport, tha Martsinkiv.
Më herët është raportuar për shpërthime në qytetin perëndimor, Ivano-Frankvisk.
“Ju kujtoj se qëllimi i armikut është paniku dhe frika”, ka thënë Martsinkiv.