AKTUALITET, 7 Shtator 2024, 15:30

Punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Balluku: Përfundojnë në 2025

Punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Balluku:

Avancojnë punimet në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Ky konsiderohet një aks shumë i rëndësishëm që shkurton distancën mes Tiranës e Korçës, duke nxitur zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në zonë. Loti  tretë ku po punohet aktualisht ka një gjatësi prej 9.5 km. Pavarësisht gjeologjisë së vështirë parashikohet që ky segment i rëndësishëm rrugor të përfundojë plotësisht në verën e vitit të ardhshëm.

Në segmentin 3 të aksit rrugor, Qukës-Qafë Plloçë, janë realizuar afro 66% e punimeve. Janë drejt fundit punimet për formimin e trupit të rrugës në mbushje dhe gërmim, ndërsa punohet edhe për mbrojtjen dhe sistemimin e skarpateve. "Në segmentin 3 të aksit rrugor, Qukës-Qafë Plloçë kanë përfunduar afërsisht 66% e punimeve. Punimet për formimin e trupit të rrugës në mbushje dhe gërmim janë drejt përfundimit, po ashtu po punohet për mbrojtjen dhe rregullimin e skelave. Një aks i shumëpritur që shkurton distancat ndërmjet tyre Tiranës dhe Korçës, duke nxitur zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në zonë.", shkruan ministrja Belinda Balluku.

Segmenti rrugor Qukës-Qafë Plloçë ka një gjatësi totale prej 43.3 kilometrash  nis nga zona e Librazhdit dhe është nyje lidhëse me Qafë Thanën. I gjithë financimi për ndërtimin e tre loteve të rrugës Qukës-Qafë Plloçë arrin në 255.8 milionë dollarë.