Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të atentatit në Shkodër.
Bëhet fjalë për shtetasin Alban Bruçi. Hakmarrja dyshohet të jetë motivi i të shtënave me armë zjarri drejt automjetit me të cilin udhëtonte kampioni shkodran i boksit, Arjon Kajoshi.
Dyshimet e para të këtij atentati lidhen me hakmarrjen. Vëllai i boksierit, së bashku me dy persona të tjerë, janë përfshirë në një sherr të dhunshëm, ku kanë goditur me sende të forta në kokë 62-vjeçarin, V.B në qershor pas një sherri për parkimin.
V.B rezulton të jetë babai i autorit të dyshuar të të shtënave në drejtim të boksierit, Alban Bruçit.