AKTUALITET, 7 Shtator 2024, 14:23

Teliti: Rama dhe Veliaj do të ndërtojnë kulla te stadiumi 'Selman Stërmasi'!

Teliti: Rama dhe Veliaj do të ndërtojnë kulla te stadiumi

Dorjan Teliti, Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka bërë një denoncim publik përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime për atë që ai e quan një tjetër projekt për betonizimin e Tiranës.

Ai kritikon ashpër bashkëpunimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilët, sipas tij, po përpiqen të shesin një plan për  "rijetëzimin" e stadiumit "Selman Stërmasi", ndërkohë që qëllimi i vërtetë është ndërtimi i katër kullave të reja në vendin e stadiumit.

Sipas Telitit, kjo iniciativë do të miratohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës me forcën e kartonave të këshilltarëve që janë të bindur verbërisht ndaj Veliajt, pa u konsultuar fare me qytetarët. Teliti shpreh shqetësimin e tij se ky projekt është një tjetër hap drejt betonizimit të Tiranës dhe tjetërsimit të pronës publike, duke akuzuar se pas këtij plani mund të qëndrojnë interesa të errëta të lidhura me korrupsionin, krimin dhe pastrimin e parave.

DYSHJA RAMA-VELIAJ "SHTRON RRUGËN" PËR NDËRTIMIN E KATËR KULLAVE TE STADIUMI SELMAN STËRMASI! 
Kryebashkiaku i Tiranës do të miratojë në Këshill Bashkiak ditën e hënë (9 shtator), me forcën e kartonave të këshilltarëve të bindur verbërisht ndaj tij, hapjen e rrugës për "gjoja rijetëzimin" e stadiumit Selman Stermasi, por që në realitet ka për qëllim ndërtimin e plot katër kullave të reja në gjurmët e pronësisë së këtij stadiumi. 
Kujt i erdhi kjo ide? 
Cilit ndërtues apo grup ndërtuesish do ti jepet kjo "dhuratë"? 
Kush fshihet realisht pas këtyre katër kullave? 
Kush do pastrojë aty paratë e krimit, drogës, korrupsionit dhe klientelizmit? 
Pse Veliaj pengon Këshillin Bashkiak të Tiranës të zhvillojë procesin e konsultimit publik për të pyetur banorët e Tiranës se cfarë mendojnë e cfarë sugjerojnë, ashti sic e lips edhe baza ligjore? 
Pse trembet dyshja Rama-Veliaj nga e vërteta dhe transparenca? 
Hapsi sytë qytetarë, ky do të jetë projekti i rradhës i betonizimit absurd, abuzimit dhe tjetërsimit të pronës publike, me "gjoja justifikimin e rijetëzimit", ndaj opozita duhet dhe do ta kundërshtojë me forcë këtë iniciativë të rradhës për betonizimin kriminal që i bëhet Tiranës.

Teliti: Rama dhe Veliaj do të ndërtojnë kulla te stadiumi