TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në seancën gjyqësore ndaj Esmerald Ballës që vrau babanë e tij Enver Ballën dhe e hodhi në pus në bashkëpunim me Edison Brahajn, pretendimet se ka pasur dhunë në konfliktin mes tyre ka pasur dhunë janë hedhur poshtë.
Kjo pasi sipas gjyqtarëve duhet faktuar me prova, sepse asnjëri nga dy të akuzuarit nuk ka pasur asnjë shenjtë të dukshme dhune.
Për ngjarjen e ndodhur në Shënavlash po vazhdon hetimi edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni. Konflikti mes babë e bir nisi teksa ata të dy ishin në një makinë, duke shpërndarë qumështin e fermës. Sipas Esmeraldit ata kanë debatuar pasi babai kishte marrë nga kasaforta e përbashkët familjare 75 mijë euro.
Ai e ka qëlluar dy herë më armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Më pas e ka dërguar trupin me makinën e fermës në një pus në fshat, ku kanë fshehur trupin së bashku me Brahajn.