TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka publikuar shkresën që kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Flutura Açka i ka dorëzuar presidentit Bajram Begaj, ku i kërkon të mos dekretojë ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave.
Fuga flet për një ‘puç institucional’ nga ana e maxhorancës, ndërsa thekson se propozimet në fjalë u bënë nga deputetët e PS-së, Petro Koci dhe Ismet Beqiraj.
Kryetarja e Komisionit te edukimit dhe medias ne Kuvendin e Shqiperise, deputetja, zonja Flutura Acka denoncon te Presidenti i Republikes, zoti Bajram Begaj, “pucin institucional” dhe i kerkon te mos dekretoje ndryshimet ne ligjin per Akademine e Shkencave, propozuar nga Petro Koci dhe Ismet Beqiraj.
——————————–
Lënda: Kërkesë për mosdekretimin e Ligjit 69/2023
Drejtuar: Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Projekt ligjit «Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 53/2019 «Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë» është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me datë 19.01.2023 si një projekt ligj i propozuar nga grupi i deputetëve i pëbërë nga z. Ismet Beqiraj dhe z. Petro Koçi.
Ky projekt ligj ëshë futur në kalendarin e punës së Kuvendit, për periudhën 22 maj – 30 qershor me vendimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve (të grupeve parlamentare) të datës 18 maj 2023.
Projektligji është marrë në shqyrtim nga Komisioni Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik (KPEMIP) në mbledhjen e datës 12 korrik 2023. Në këtë mbledhje për arsye proceduriale projektligji nuk u votua në Komision, pa përcaktuar një datë të mëpasshme për shqyrtimin dhe miratimin e tij.
Me datë 19 korrik 2023 pas një mbledhjeje të nxituar, me një numër të kufiuar deputetësh, mjaftueshëm për të siguruar kuorumin, por pa njoftimin e të gjithë anëtarëve të KPEMIP-së, z. Petro Koçi organizoi votimin e tij, duke i hapur rrugën për votimin e nxituar në Parlament të nesërmen.
Ligji nr. 69/2023, ju është përcjellë për dekretim: Nr. Prot. 2394 datë 26.07.2023.
Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes me të cilën lidhet ky projekligj, temë e një debati të gjerë publik, i cili lidhet edhe me statusin aktual të Kryetarit të Akademisë së Shkencave të RSH-së, z. Skënder Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave të RSH-së , e kam ndjekur me një kujdes të shtuar diskutimin dhe votimin e këtij projektligji në Kuvend.
Por, për fat të keq, ndryshe nga përvojat e deritanishme në Komisionin që drejtoj prej dy vitesh, e gjithë procedura e përpunimit të këtij projketligji e Kuvend ka kaluar përmes shkeljeve të njëpasnjëshme, sipas të gjitha procedurave në të cilat ka kaluar:
Bashkëlidhur kësaj kërkese po Ju dërgoj dy letrat e Akademisë, Rendin e ditës së parlamentit 20.07.2023 dhe Njoftimin publik të Akademisë së Shekëncave datë 25.07.2023
Nisur nga gjithe sa parashtruar më lartë, në vlerësim edhe të parregullsive ligjore që paraqet ky projekt ligj Ju paraqes kërkesën për mosdekretimin e tij
Në pritje të përgjigjes Tuaj
Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit