TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavie pasditen e kësaj të shtune.
Bëhet me dije se dy automjete kanë dalë nga rruga si pasojë e përplasjes mes tyre. Në momentin që njëri prej mjeteve ka përfunduar në fushën jashtë rrugës, ka goditur një bari që ndodhej aty pranë duke kullosur bagëtitë.
Si pasojë e plagëve të marra mësohet se bariu ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia bën me dije se për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, janë dërguar në spital dhe 2 pasagjerë të automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavie, automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin D. S., është përplasur me automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin T. G.. Si pasojë e përplasjes automjetet kanë dalë nga rruga. Në momentin që automjeti tip “Nisan’, ka dalë nga rruga ka goditur shtetasin V. G., 60 vjeç i cili ka humbur jetën. Shtetasi V.G ndodhej në anë të rrugës (bari me bagëti të imta)”, njofton policia.