TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Korçës. Sipas policisë, një shofere ka humbur kontrollin mbi mjetin e saj duke u përplasur me një tjetër makinë të parkuar, për pasojë të dy automjetet janë përfshirë nga flakët.
Ndërkohë e plagosur ka mbetur shoferja, e cila u transportua për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Më datë 12.08.2023, rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasja M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë. Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.