AKTUALITET, 12 Gusht 2023, 20:49

U ekzekutua me plumb në kokë, ja kush është shqiptari që u gjet i pajetë në oborrin e banesës! Kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri (EMRI)

U ekzekutua me plumb në kokë, ja kush është shqiptari

Është bërë publike fotoja e shqiptarit që u ekzekutua me plumb në kokë në ishullin grek, Salaminë i cili u gjet i pajetë në oborrin e banesës.

Në foto është 51-vjeçari shqiptar i identifikuar si Aleksandër Llazar Zaka, nga Lushnja.

U ekzekutua me plumb në kokë, ja kush është shqiptari

Bëhet me dije se viktima është gjetur i pajetë nga i afërmi i tij me inicialet F.P.

Viktima nuk rezulton me precendentë penal dhe se kishte rreth 15 vite pa ardhur në Shqipëri.

Ndërsa autoritetet greke ende nuk kanë identifikuar autorin e këtij krimi të rëndë.