AKTUALITET, 13 Gusht 2023, 09:31

“Më qëlloi me pëllëmbë, tentoi të nxirrte edhe armën”- Denoncimi i qytetares për policin që u pezullua nga detyra. Si nisi konflikti mes fqinjëve për një gardh

“Më qëlloi me pëllëmbë, tentoi të nxirrte

Dritan Toska është efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat që është pezulluar nga detyra.

Mësohet se pezullimi është bërë pas denoncimit nga një qytetarë, e cila ka kallëzuar efektivin pasi e ka goditur.

Mësohet se efektivi Dritan Toska, me banim në Kuçovë është përfshirë në një konflikt, fillimisht verbal me komshinjtë e tij dhe shkak për konfliktin është bërë një “gardh ndarës” mes dy familjeve.

Fillimisht konflikti ka nisur me të shara dhe ofendime dhe më pas efektivi ka qëlluar me pëllëmbë komshijen e tij, e cila pretendon se në një moment ka dashur të nxjerrë edhe armën.

Edhe pse efektivi Dritan Toska nuk ka qenë në shërbim kur ndodhi konflikti, me përfshirjen e tij në konflikt si dhe me  goditjen e gruas që e denoncoi, ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit.

Materialet hetimore në ngarkim të Toskës në lidhje me ngjarjen i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.