TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialist Xhemal Qefalia tregoi detaje nga ajo çka pritet të ndodhë në Kongresin e PS. Ai ta se do të zgjedhjen dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Është një kongres i natyrshëm, do të jetë një Kongres me delegatët që janë zgjedhur në të gjithë Shqipërinë. Vjen pas atyre takimeve dhe mbledhjeve të vazhdueshme. Është një Kongres ku do të zgjidhen anëtarët e Asamblesë”, -tha Qefalia. Lidhur me zgjedhjet në Himarë, Qefalia u shpreh se PS ka si kandidat një personalitet. “Vangjel Tavo ka qenë deputet dhe ministër, është një intelektual, jo vetëm minoritar, por një njeri që i qëndron afër komunitetit. Nuk jemi impenjuar të gjithë deputetët në Himarë, por drejtuesit e fushatës në Himarë kanë organizuar punën me deputetët e bregut për të pasur një fitore”, tha Qefalia.
I pyetur nëse ekziston një marrëveshje mes tij dhe Belind Këlliçit, Qefalia tha se nuk ka asnjë kompromis. “Jam i hapur e transparent për çdo veprim timin. Unë isha në stadium bashkë me familjen time, sikundër ai ishte me familjen e tij. E ç’të keqe ka këtu? Unë dhe zoti Këlliçi i kemi të ndara rrugët, ai ka subjektin e vet politik, është në të drejtën e tij kur flet, të japë fakte”, tha Qefalia. Ai e konsideroi të turpshme interpretimin që i bëhet fotove nga stadiumi, ku Qefalia dhe Këlliçi ishin pranë njëri-tjetrit, teksa luante kombëtarja e Shqipërisë në Euro2024.
“Po pse as ndeshjet s’duhet të shikojmë? Mos duhet të ketë dy stadiume? Është e turpshme mënyra se si interpretohen gjërat”, -tha Qefalia.