AKTUALITET, 25 Korrik 2024, 16:20

Përfshihet nga zjarri vendgrumbullimi i mbetjeve në Vlorë, dyshohet i qëllimshëm

Përfshihet nga zjarri vendgrumbullimi i mbetjeve në Vlorë,

Një vatër zjarri është regjistruar këtë të enjte në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë. Mësohet se era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.

Sakaq, dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Ndërkohë, kanë mbërritur dy automjete të forcave zjarrfikëse, të cilat po luftojnë me flakët.