TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet se ka thyer masën e ‘arrestit shtëpiak’. Bëhet fjalë për shtetasin Edmond Poçi, banues në Ksamil.
Mësohet se Poçi është arrestuar nga policia pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke lëvizur jashtë banesës së tij.
Në 21 gusht, Poçi akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës shoferin e linjës Sarandë-Ksamil, shtetasin V. J. Ai fillimisht ishte lënë në masën “Arrest ne burg” nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet se si me pas e ka ndryshuar atë në “Arrest shtëpie”. Poçi ka precedentë të mëparshëm për vjedhje.