TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur sot nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë për kontrollet në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe në banesat e familjarëve të tij, ku u gjetën armë.
Manja u pyet se pse nuk ka asnjë të proceduar për municionet që u gjetën në banesat e familjes Martinaj.
Ulsi Manja tha se ministri përgjegjës për këtë është kolegu i tij Bledi Çuçi.
“Ti iu drejtove ish-prokurorit Ulsi Manja. Por në fakt unë jam ministër i Drejtësisë i Qeverisë Rama dhe besoj fort në ndarjen e pushteteve dhe me këtë çështje po merren institucionet ligjzbatuese dhe konkretisht policia dhe institucionet përgjegjëse.
Edhe për Policinë ka një ministër përgjegjës dhe ai Bledi Çuçi”, tha Manja.