AKTUALITET, 27 Dhjetor 2022, 11:24

U dhunua, drejtori i postës së Lezhës: Nuk kam konflikte, mendoj se sulmi ishte politik

U dhunua, drejtori i postës së Lezhës: Nuk kam konflikte, mendoj

Drejtori i Postës së Lezhës, Pjerin Çuku mohon të ketë probleme me njeri. I pyetur nga grupi hetimor për ngjarjen e një dite më parë, ku u dhunua nga dy persona, Çuku nuk ka dhënë asnjë indicie se kush mund ta ketë kryer këtë akt.

Mirëpo, Çuku ka deklaruar se arsyeja e goditjeve me grushta ndaj tij ditën e djeshme lidhet me zhvillime politike.

"Nuk kam konflikte, por mendoj se ngjarje mund të ketë ndodhur për shkak detyrës dhe që lidhen me politiken"- mësohet të ketë thënë Çuku gjatë dëshmisë në polici. 

Policia nuk e përjashton mundësinë që ngjarje të ketë ndodhur për çështje personale, që nuk kanë lidhje me funksionin e Çukut. Agresoret kanë qenë dy të rinjtë të cilët e kanë goditur disa herë me grushta, 42-vjeçarin Pjerin Çuku e më pas janë larguar me vrap.

42-vjeçari, pësoi fraktura në kokë dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Ky është rasti i dytë në harkun kohor të më pak se një muaj i dhunimit të drejtuesve të institucioneve në Lezhë.

Me 30 nëntor u sulmua dhe u godit me sende të forta, Drejtori i OSHEE Edmir Përndreca teksa po lëvizte në rrugën Lezhë-Shënkoll.