AKTUALITET, 27 Dhjetor 2022, 12:46

Tedi Blushi: Prioritet i Edi Ramës nuk është shëndeti dhe jeta e qytetarëve, por vetëm vjedhja pa pushim

Tedi Blushi: Prioritet i Edi Ramës nuk është shëndeti dhe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi thotë se Edi Rama dhe banda e Rilindjes nuk njohin kufij.

Në një status në rrjetet sociale ai shton se Edi Rama nuk ka prioritet shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por vetëm vjedhjen pa pushim.

Postimi i Tedi Blushit

PO VJEDHIN EDHE FONDET PËR TRAJTIMIN E KANCERIT!

Babëzia e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” nuk njeh kufij! Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se fondet për kontratat PPP në shëndetësi në vitin 2021 ishin 34% më të larta se fondet për trajtimin e të sëmurëve me kancer në të njëjtin vit.

E thënë ndryshe 34% më shumë para nga Buxheti i Shtetit për pasurimin e Edi Ramës, Ogerta Manastirliut dhe oligarkëve pranë tyre dhe 34% më pak mundësi për një shërim sa më të shpejtë dhe trajtim cilësor të sëmundjes!

Prioritet i Edi Ramës nuk është shëndeti dhe jeta e qytetarëve! Por vetëm vjedhja dhe vjedhja papushim, deri dhe fondet e destinuara për trajtimin e sëmundjeve të rënda, që shkaktojnë më së shumti fatalitete.

Edi Rama dhe banda e tij në Shëndetësi duhen shporrur sa më parë!