TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skulpturat e parkut të Korçës janë dëmtuar. Sipas informacioneve janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut. Dëmtimi i tyre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar thyerjen e skulpturave. Nuk është hera e parë që skulpturat e parkut bien pre e dëmtimeve nga vandalizmi.
Policia po shikon nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.