AKTUALITET, 6 Shkurt 2023, 10:26

Dështon sërish përballja e Reçit me Shullazin në gjykatë, “shkak” Plarent Dervishaj, caktohet seanca e radhës

Dështon sërish përballja e Reçit me Shullazin në

Dështon për të katërtën herë përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi me të pandehurit Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Endrit Taulla.

Shkak për të shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit Ilia Ilia që përfaqëson Plarent Dervishajn.

SPAK i ka kërkuar gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit për Plarent Dervishajn, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata.

Nga ana tjetër avokatët i kanë kërkuar togave të zeza që dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi të japë deklarimet e tij përballë të pandehurve, i rrethuar me efektivë.

Të pandehurit në këtë çështje akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut në vitin 2005. Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 20 shkurt.