AKTUALITET, 4 Korrik 2026, 20:08

“Edhe 100 vite në burg!”/ Protestuesit i urojnë ditëlindjen Edi Ramës (Video)

“Edhe 100 vite në burg!”/ Protestuesit i urojnë

Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili shënon 62-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, shumë nga protestuesit kanë sjellë në shesh torta simbolike, në të cilat shkruhen mesazhe për kryeministrin Rama.

Në tortën e një qytetari shkruhet: “Populli të uron, jep dorëheqjen, merr dhe Saliun me vete”. Në një tortë tjetër shkruhet “Torta sot, dorëheqja nesër”, ndërsa një nga aktivistët tha se kjo do të jetë ditëlindja e fundit e tij si kryeministër. Po ashtu, disa protestues kishin përgatitur edhe një tortë simbolike prej betoni.

“Edhe 100 vite në burg!”/ Protestuesit i urojnë“Edhe 100 vite në burg!”/ Protestuesit i urojnë

Gjatë tubimit në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë vijuar me thirrje dhe slogane kundër qeverisë, ndërsa atmosfera është shoqëruar me pankarta dhe brohoritje të shumta.