TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku një grua e moshuar është rrëzuar teksa zbriste nga një autobus urban dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares. Në momentin kur e moshuara po zbriste nga autobusi, ajo ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga shkallët.
Si pasojë e rrëzimit, gruaja është përplasur me betonin e shëtitores, duke pësuar lëndime.
Qytetarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimin e urgjencës, ndërsa e moshuara është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Mësohet se ajo ka pësuar hematoma në pjesën e kokës, fytyrës dhe gjymtyrëve, ndërsa pritet një vlerësim më i detajuar i gjendjes së saj shëndetësore.