AKTUALITET, 4 Korrik 2026, 20:35

Protestuesit sjellin një arkivol simbolik para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit sjellin një arkivol simbolik para kryeministrisë:

Protestuesit kanë vendosur një arkivol simbolik para godinës së Kryeministrisë, pas tortës prej betoni me të cilën më herët i “uruan” ditëlindjen kryeministrit Edi Rama.

Në pjesën e përparme të arkivolit ishte vendosur një pankartë me mbishkrimin “Arkivoli politik i Ramës”, ndërsa i njëjti mesazh ishte shkruar edhe në anën e tij.

Veprimi u zhvillua gjatë protestës së mbajtur para Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit vijuan me aksione simbolike dhe thirrje kundër qeverisë.