Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Para godinës janë vendosur gardhe metalike, që kanë rrethuar bashkinë.
Protestuesit kanë tërhequr mbrojtëset metalike dhe të betonit si dhe kanë hedhur flakadanë.
Sipas njoftimit të policisë, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.