TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria do të luajë përballë Italisë të shtunën në orën 21:00, në Dortmund, në ndeshjen e parë të vlefshme për Kampionatin Evropianin “Gjermani 2024”.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një komunikim me emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se beson te fitorja në ndeshjen me Italinë.
Sipas tij, me mentalitetin e kombëtares, ndeshja do të fitohet.
“Atmosfera është e mirë dhe gjëja më e mirë është që të gjithë futbollistët janë të gatshëm opër tu aktivizuar në ndeshje. Ata janë në dispozicion të Silvinjos, padyshim qe duke u afruar dita e ndeshjes përgjegjësia është më e madhe dhe ndjehet te skuadra. Uroj që kjo përgjegjësi të mos tejkalojë nivelet dhe të dëmtojë nivelin sportiv të lojtarëve.
Ne e njohim forcën e Italisë dhe është skuadër me kualitet, kampioni i Evropës në fuqi, dhe e njohim dhe skuadrën tonë. Në një ndeshje futbolli dhe jo vetëm, por në çdo lloj gare, njeriu hyn për të fituar.
Kështu që edhe ne në këtë ndeshje do të hyjmë për të fituar. Në fund të fundit nuk kemi asgjë për të humbur. Ne e kemi fituar Evropianin tonë duke qenë pjesë e tij, sepse nuk është se është pjesëmarrja e Shqipërisë po kaq rutinë sa pjesëmarrja e skuadrave të mëdha. Kështu që ne duke hyrë me këtë mentalitet mund të bëjmë mirë dhe mund ta fitojmë ndeshjen. Padyshim se kam besim se mund ta fitojmë ndeshjen”-tha Duka.